Kuvendi Kombëtar i PD miraton ndryshimet në Statut, votohen 11 propozimet e Bashës

Kuvendi Kombëtar i PD miraton ndryshimet në Statut, votohen 11 propozimet e Bashës

Kuvendi Kombëtar i PD miratoi ndryshimet në Statutin e Partisë, që në fakt janë të gjitha propozime të kreut të partisë Lulzim Basha.

Të 11 propozimet e Bashës lidhen kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme  të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

 Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan sot përmes Statutit të ri me 60 nene.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy