Cakaj me ministren Edtstadler: Fokusi në bashkëpunimin për pandeminë dhe integrimin e Shqipërisë

Cakaj me ministren Edtstadler: Fokusi në bashkëpunimin për pandeminë dhe integrimin e Shqipërisë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e sotme një bisedë online me Ministren federale për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Ministri Cakaj bëri me dije se biseda u fokusua tek masat që kanë marrë dy vendet, për të mposhtur pandeminë dhe tek bashkëpunimi i tyre për të përballuar të gjithë pasojat e COVID-19.

Cakaj theksoi se diskutimi me ministren Edtstadler u ndal edhe në përgatitjet që Shqipëria ka ndërmarrë, për të vazhduar punën e mirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Për më tepër, Ministrja Edtstadler gjatë bisedës, shprehu edhe një herë mbështetjen e plotë të Austrisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Pavarësisht COVID-19, ne kemi ruajtur vëmendjen tek prioritetet themelore në procesin e integrimit europian”, – theksoi Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy