
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të pranishëm ishin gjithashtu kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. UBT ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit për programin e studimeve Master, për studentët afganë që ndodhen aktualisht në vendin tonë dhe që vazhdojnë studimet.
Ajo përgëzoi për punën e bërë dy përfaqësuesit si dhe shtoi se kjo do të jetë një hap i mirë për studentët afganë të strehuar në Shqipëri, që me të mbërritur në SHBA ta kenë akoma më të lehtë integrimin. Kim shprehu hapur falenderimin për qeverinë shqiptare dhe popullit shqiptar në mikpritjen e afganëve, duke shtuar se ata kurrë nuk do e harrojnë këtë angazhim.
Nuk kam për ta harruar kurrë mikpritjen dhe humanizmin e popullit shqiptar atë ditë dhe këtë s’e harrojnë as njerëzit që ju ndihmuat. Kjo është një vlerësim për të gjithë popullin. Është meritë. Ajo që qeveria bëri nuk bëhet për shkak të politikave, por për shkak të karakterit shqiptar. Falë përpjekjeve të të gjithëve qeveria e SHBA e shqiptare, sot jemi këtu që ata që kanë ardhur nga Afganistani t’i zhvillojnë mësimet në SHBA. Jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu sepse secili nga ju është ilustrues. Ne punojmë drejt një qëllimi për t’iu përgjigjur situatave të vështira. Ky program master tregon angazhimin e USAID dhe profesionalizmin e qeverisë shqiptare. Ky partneritet mes universitetit të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor do të hapë mundësi të reja.



