Balla, ftesë opozitës: Të ulemi të diskutojmë ligjet për reformën në drejtësi

Balla, ftesë opozitës: Të ulemi të diskutojmë ligjet për reformën në drejtësi

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i ka drejtuar një ftesë opozitës, për t’u ulur në tryezë në mënyrë që të diskutojnë për ligjet e reformës në drejtësi.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai tha se prej disa muajsh në Kuvend po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e reformës në drejtësi.

Balla deklaroi se me opozitën duhet të kenë mundësi të flasin në mënyrë që këto ndryshime të cilat vijnë si sugjerime nga institucionet partnere që monitorojnë reformën në drejtësi, të kenë mundësi të ecin përpara.

Shpresoj që ne si shumicë të kemi mundësi të ulemi me opozitën për ti diskutuar. Ka një grup pune ku mazhoranca dhe opozita kanë punuar dhe mos vonohemi që këto ndryshime ti miratojmë.

Opozita në Kuvend është Partia Demokratike që janë shumica e opozitës. Në këtë kontekst duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë të punojmë së bashku.

Unë mezi pres që të ulemi t’i diskutojmë dhe ti votojmë për sa kohë që shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë një shumicë të cilësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy