Mazhoranca rrëzon kandidatin e dytë të propozuar nga Meta për KLSH

Mazhoranca rrëzon kandidatin e dytë të propozuar nga Meta për KLSH

Maxhoranca ka rrëzuar sot kandidatin e dytë të propozuar nga presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Me 77 vota kundër maxhoranca ka rrëzuar dekretin e Metës, duke hedhur poshtë emrin e Bahri Shaqirit.

Shumica e rrëzoi emrin e Bahri Shaqirit me argumentin se kështilltari i presidentit nuk ka eksperiencë në fushën financiare.

Në një seancë të mëparshme, shumica rrëzoi dhe kandidaturën e Vitore Tushës, e cila u propozua e para nga presidenti Meta për të drejtuar KLSH-në.

Pretendimi ishte se zonja Tusha që ka kaluar procesin e vettingut, është e domosdoshme për të qenë anëtare e gjykatës më të rëndësishme në vend.

Pak ditë më parë, Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzoi kandidaturën e dytë të Metës, atë të Bahri Shaqirit, njëkohësisht këshilltar i tij dhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kreu i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur se emri i paraqitur prej Presidentit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në Kushtetutë për të drejtuar këtë institucion. Ndërsa vetë Shaqiri ka nënvizuar se ka eksperiencën dhe plotëson kriteret për të drejtuar institucionin.

Në sallën e Kuvendit nuk ishin deputetët e opozitës, këta të fundit u larguan pasi u miratua Komisioni hetimor që të të verifikojë veprimtarinë e DSIK-së për rastin e dhënies së certifikatës së sigurisë për zv.ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy