Soko: Opozita duhet të komunikojë për aksionin politik, kodin zgjedhor dhe qeverinë teknike. Shërimi i saj është jetike (VIDEO)

Soko: Opozita duhet të komunikojë për aksionin politik, kodin zgjedhor dhe qeverinë teknike. Shërimi i saj është jetike (VIDEO)

Analisti Pano Soko tha në studion e MCN Live se opozita duhet të komunikojë për aksionin politik, kodin zgjedhor, listat dhe qeverinë teknike dhe se këtë gjë mund ta bëjë edhe privatisht.

 

Sipas Sokos, shërimi i opozitës është jetike. 

 

Ka nevojë për një bashkëpunim të frontit opozitar. Kemi një opozitë që vazhdon në ato formate që ka qenë dhe më para. Opozita ka pasur uljet dhe ngritjet e saj. Pres komunikim mes opozitës së vetvete, ndoshta jo publikisht. Kjo do të mund të formësonte një qasje më natyrore të asaj që do duhet të adresonte një front i përbashkët. Duhet të adresojë aksionin politik, kush do duhet të jetë. 

 

Duhet plan për të kuptuar si do të shkojmë tek kodi, çfarë do të bëhet me koalicionet, qeverinë teknike, listat. Do duhet të ulen dhe disktutojnë për këtë gjera. 

 

Tjetra është edhe fakti si do të shkojnë në zgjedhje. Nëse arrijnë kodin, është më e lehtë secili del me logon e vet. Janë teza që do duhet të kishin dalë.

 

Shërimi i opozitës është jetike. Që opozita të shërohet mendërisht. Bashkëpunimi mes krahëve të prodhojë, ky është halli më i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy