Abilekaj: Ramës nuk i intereson shkatërrimi i Veliaj para zgjedhjeve, i duhen votat

Abilekaj: Ramës nuk i intereson shkatërrimi i Veliaj para zgjedhjeve, i duhen votat

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar situatën ku ndodhte aktualisht Erion Veliaj pas hetimit nga SPAK nuk tregon se PS e ka lëshuar atë sepse Rama nuk ka interes që ta shkatërrojë atë para zgjedhjeve.

Ai tha se Ramës i interesojnë votat e Veliajt në zgjedhjet e majit, prandaj interesi i Ramës është vetëm ta diskretitojë.

Veliaj është një nga drejtuesit politik të Tiranës dhe vazhdon të jetë. Rama është një person që e ka nisur sulmin ndaj Veliajt si çdo kundërshtar që ka frikë nga pasardhësi i tij dhe duke qenë se Velaij u ekspozua si pasardhësi i tij nisi dhe sulmi i Ramës ndaj tij.

Kështu që investimi për uljen e Veliajt është i Ramës, ndërsa hapja e hetimeve nga SPAK për të mund të jetë koncidencë, por mund të qjetë dhe urdhër i Ramës.

Rama është i interesuar që Veliaj të diskreditohet, por jo të shkatërrohet sepse votat e Veliajt i duhen Ramës në zgjedhjet e majit, dhe Rama nuk është idiot të flakë 20 mijë votat, pra nuk i intereson Ramës shkatërrimi i Veliaj para zgjedhjeve, ai ka interes ta diskretitojë.

Atëherë çfarë kem i këtu, një lojë e Ramës përmes SPAK apo është një koincidencë që Rama dhe SPAK kanë të njëjtën dëshirë. Veliaj për Ramën do punoj sepse është i interesuar të largohet Rama, sepse në 2027 ai ngelet i papunë sepse nuk kandidon dot më për kryebashkiak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy