Qeveria do të nisë një fushatë lobimi për të bindur shtetet anëtare të Bashkimit Europian për të çuar përpara procesin e anëtarësimit.
Këtë detyrë ia ka besuar diplomatit Ferid Hoxha, i cili pas dy vitesh në krye të Këshillit të Sigurimit do të drejtojë misionin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke bërë një rokadë me ambasadoren Suela Janina.
Përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm, Hoxha tha se do të jetë vetë ai që do të trokasë në dyert e kancelarive europiane për të prezantuar punën e bërë sa i përket procesit të zgjerimit.



