Negociatat për ndarjen e detit me Greqinë në 2018, ekspertët përplasen për atë çfarë u arrit në parim mes dy vendeve

Negociatat për ndarjen e detit me Greqinë në 2018, ekspertët përplasen për atë çfarë u arrit në parim mes dy vendeve

Shqipëria dhe Greqia iu kthyen sërish negociatave për ndarjen e detit në vitin 2018.

Tashmë ishim në një realitet tjetër të dy vendet drejtoheshin nga qeveri të majta të hapura për të arritur një dakordësi që mbantë peng caktimin e kufinjve detarë.

Për shqipërinë kishte  vija e kuqe që nuk duheshin prekur të përcaktura nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese me  që rrëzoi marrëveshjen e 2009.

Ky është urdhëri i kryeministrit Edi Rama i cili mban datën 18 prill 2018  për ngritjen e grupit negociator shqiptar në të cilin bëjnë pjesë 13 persona.

Pas këtij momenti disa takime u zhvilluan mes palëve duke berë që negociatat të ecnin dhe të arrihej dakordësia në parim për vijën e drejtë bazë. Pra matja nuk do të fillonte nga bregu shqiptarë pasi tashmë ishte hequr një vijë e cila mbyllte të gjitha gjiret shqiptare.

Gjithashtu u dakordesua edhe për  ulje peshës së ishujve dhe shkëmbinjve të cilët në marrëveshjen e 2009 kishin ndikuar që peshorja të anonte nga Greqia.

Këto dy dakordësi do të ndikonin direkt në rritje e sipërfaqes që përfitonte shqipëria.

Në negociatat e 2018 u ra dakord që në preambulën e draft-tekstit të marrëveshjes  të shënohej shprehja « duke patur parasysh Protokollin e Firences së 27 janarit 1925 », edhe pse Greqia nuk e ka ratifikuar në parlament pavarësisht është firmosur nga qeveria greke e kohës.

Ky protokoll ka bërë ndarjen e kufinjve tokësor mes dy vendeve  dhe de juro mund të konsiderohej njohje e kufirit tokësor shqipatrë nga Greqia.

Në fund të Aneksin III të protokollit behet  përshkrim i përgjithshëm i vijës kufitare. Aty sqarohet se gjatë  vijës detare në Gjriin e Ftelias, kufiri drejtohet sipas një vije normale me drejtimin e përgjithshëm të bregdetit deri në buzën e ujrave territoriale duke lënë në Shqipëri ishullin e vogël Tongo. 

Protokolli i Firences është shoqëruar edhe nga një hartë, e cila tregon drejtimin e vijës delimituese, vijë që nuk del jashtë gjirit të Ftelias. Gjatësia e vijës delimituese në hartën shoqëruese të Protokollit nuk i kalon 500 m. Pikërisht nga këtu mund të fillonte ndarja e detit territorial sipas negociatave të 2018-s.

Osman Metalla, dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin e Durrësit sqaron se edhe në marrëveshjen e 2018 politika fliste përpara ekspertëve,duke sjellë si pasojë dëmtimin e negociatave.

Madje pala greke në mes të këtij procesi njoftonte se ishte zgjeruar me 12 milje detare duke dëmtuar negociatat sipas Metallës.

Pedagogu  i së drejtës ndërkombëtare Hektor Ruci sqaron se marrëvesja e 2018 do të ishte e mirë për shqipërinë nëse do të firmosej nga palët.

Këto negociata mund të kenë disa arsye pse nuk përfunduan në një marrëveshje por sipas ekspertëve Greqia kishte prioritet të firmoste marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut.

Në kushte tilla përseri dy vendet nuk arritën të përcaktonin kufinjtë e tyre detare, duke kërkuar tashmë mënyra të tjera për të arritur rezultatin e kërkuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy