Zgjedhjet 2025/ Kello: Rama me ‘veteranët’ e PS në listën e hapur, në garë me njeri-tjetrin për mandatin e deputetit

Zgjedhjet 2025/ Kello: Rama me ‘veteranët’ e PS në listën e hapur, në garë me njeri-tjetrin për mandatin e deputetit

Partia Socialiste zhvilloi sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka folur për fitoren e mandatit të 4 dhe për një reformë në parti.

Lidhur me këtë gazetari Andon Kello bënë me dije se kryeministri ka njoftuar ndryshimin e strategjisë, ku në listën e mbyllur do jenë 1/3 e deputetëve me vetëm një mandat dhe të rinj dhe reja, pjesa tjetër veteranët do jenë në listën e hapur me mandat të rrezikuar, listë ku Rama futi dhe veten.

Rama dhe figurat kryesore të PS do të jenë në listën e hapur të rrezikuar për mandat që do duhet të marrin më shumë vota për të fituar mandatin. Nga Majko te Manja, Peleshi, Spiropli e shumë të tjerë do jenë në listën e hapur duke garuar me njeri-tjetrin për një mandat deputeti në zgjedhjet e ardhshme. Të rinjtë dhe ata deputetë me vetëm një mandat do të jenë në listën e mbyllur.

Me hartimin e listave për zgjedhjet parlamentare të 2025 një ndryshim ishte dhe ai i drejtuesve politikë ku në Tiranë s’do jetë vetëm Veliaj por dhe Spiropali dhe Manastirliu. Në Shkodër vendin e Spiropalit do e marrë Benet Beci, ndërsa në Durrës do të jetë kryebashkiakja Sako duke spostuar Ardian Çelën. Bledi Çuçi do marrë drejtimin e qarkut të Vlorës. Balla do i Japë vendin Ballukut.

Kello bëri me dije se në samblenë e sotme u miratua dhe sekretariati i ri, ku Klosi do të jetë drejtuesi sërish.

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve

Evis Kushi – Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi – Sekretare e Programit

Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën

Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy