Test ushtarakëve, Xhaçka: Në misione, vetëm kush e meriton (VIDEO)

Test ushtarakëve, Xhaçka: Në misione, vetëm kush e meriton (VIDEO)

Vlerësim dhe promovim në bazë të meritave dhe trajtim dinjitoz për ushtarakët shqiptarë, ishte mesazhi kryesor që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u dha efektivëve të batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje, gjatë qëndrimit të saj në Berat, në kuadër të mbledhjes së qeverisë në këtë qark.

Sipas Xhaçkës është shumë e rëndësishme që ky të jetë një proces, i cili vlerëson më të mirët, që vlerëson meritokracinë dhe vlerëson ata njerëz që vërtetë janë të përgatitur për të shkuar në misione paqeruajtëse. “Sigurisht ju të gjithë e kuptoni që është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe që merrni mbi vete, jo vetëm për t’i shërbyer vendit tonë, por edhe për të projektuar siguri atje ku shkoni”, vërejti ministrja Xhaçka.

“Vetëm ata që vërtet meritojnë, janë ata që do të shkojnë në mision dhe kur them meritë, kam parasysh përgatitjen për këtë ditë. Dhe që ky mjedis të jetë më konkurrues dhe të promovojë realisht cilësinë dhe profesionalizmin, duhet të jeni të gjithë në garë më njeri – tjetrin.”, vijoi ajo.

Ministrja Xhaçka zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me ushtarakët që kanë kaluar me sukses testet për t’u bërë pjesë e kontingjentit të ardhshëm shqiptar, i cili do të shërbejë në misionin e NATO-s nw Afganistan. Ministrja i siguroi ata për një proces përzgjedhës të rregullt, i bazuar tërësisht në meritë dhe për të cilin mori konfirmimin e tyre.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu bashkuan nismës së Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit “Ditët e Pemëve”, duke mbjellë pemë në oborrin e shkollës së mesme të bashkuar “Shyqyri Lakra” në Berat dhe në mjediset e batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy