LSI riorganizon strukturat/ Braimllari: Konventa mbahet me 25 korrik

LSI riorganizon strukturat/ Braimllari: Konventa mbahet me 25 korrik

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare në 25 korrik. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari, tha se partia do të riorganizojë të gjitha strukturat për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale.

Në respekt të statutit të LSI-së pika 11.28, germa B do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj.

Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemisë gjatë vitit 2020.

Ndërkohë, në LSI është ngritur ekipi qendror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statusore në statutin e LSI.

Në kuadër të këtij organizimi, ngarkohen të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, delegatët e Konventës Kombëtare të marrin masa për organizimin e strukturave të LSI. Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy