Kreu Unionit shqiptar i Medias, Aleksandër Cipa në një lidhje skype me MCN Live duke u ndalur atë procesi i Berlinit që u mbajt një ditë më parë në Tiranë u shpreh se nuk po sheh asgjë konkrete që të na inkurajojë.
Ai tha se në këtë samit nuk u mbajtën vetëm konferenca, por pati dhe nënshkrime marrëveshjesh për të cilat ne nuk kemi asnjë dijeni.
Mendoj se janë 3 aspekte të cilat kanë efektin e tyre të drejtpërdrejtë prej mbajtjes së samitit në Tiranë. Arsyeja e parë në pikëpamaje të e imazhit, Ballkani Perëndimor është më pranë vetëdijes institucionale të Evropës së sotme. Madje në kontekstet e zhvillimeve Evropa po fiton ndërgjegjen se duke mbajtur në margjina Ballkanin Perëndimor në fakt strategjikisht pëson një vetëhumbje dhe nuk ka të bëjë kjo me atë që ne e kemi konsideruar dallimin për shkak të prapambetjes që ka rajoni jonë në raport me Evropën qendrore.
Dhe nga ana tjetër dy projektet më eminente që është ai për rikonceptimin e strukturës funksionale të Evropës duke krijuar për komunitetin politikë të Evropës apo BE, duket se kjo është një dilemë e brendshme për të cilën këto dy projekte mesa duket nuk janë, nuk kanë bashkuar vendimmarrësit dhe mban të hapur debatin.
Sa i përket aspektit të tretë, Çipa tha se ka të bëjë me faktin që ai gjithmonë është pak skeptik midis pohimeve verbale dhe ekzekutimeve finale që karakterizojnë burokracitë në përgjithësi, por në veçanti burokracinë evropiane në mënyrë të veçantë.
Pra nëqoftëse deklaratat janë shumë inkurajuese, pozitive etj etj, në thelbin e tyre nuk po shoh një gjë që të jetë potenciale që të na entuziazmoi, pra është një përcaktim rutinë dhe jo se kemi arritur një masë ekzekutive që duhet të zbatohet në praktikën reale. Në këtë samit u mbajtën jo vetëm konferenca, por ka nënshkrime marrëveshjesh bilaterale për të cilat ende nuk kemi dijeninë dhe raportimin e mjaftueshëm. Nuk janë dhënë sqarime të mjaftueshme lidhur me marrëveshjet, si janë trajtuar çështjet e mprehta etj etj.



