
Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhely në Forumin Strategjik të Bledit tha se BE nuk duhet të dështojë me Ballkanin Perëndimor.
Ai u shpreh se BE duhet të ushtrojë një pushtet të butë dhe t’i motivojë, të merren vendimet e duhura dhe rajoni të ecë përpara.
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është koncepti i duhur për tu diskutuar.
Zgjerimi është më shumë proces administrativ më shumë se politik. Por sot duhet të diskutojmë se si do bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e BE.
Ajo që ne dimë dhe kemi shembull dhe përvojë është ajo e Afganistanit.
Ballkanin Perëndimor e kemi këtu dhe kjo është përgjegjësi shumë më e lartë. Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi, në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë.
Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE.
Të marrim vendimet e duhura dhe të ec përpara rajoni.”, u shpreh Varhely.



