Shkullaku: Një ambasador nuk ka të drejtë të kërcënojë dhe shantazhojë dhe as të bëhet palë në konflikt

Shkullaku: Një ambasador nuk ka të drejtë të kërcënojë dhe shantazhojë dhe as të bëhet palë në konflikt

Lidhur me takimin që ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, duke e etiketuar atë si kryetarin në detyrë të PD, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Armand Shkullaku tha se ambasadorja përfaqëson politikën zyrtare të DASH, që e ka shpallur Berishën non-grata, porse ajo nuk ka të drejtë të shantazhojë dhe kërcënojë një parti politike. 

Ndërhyrja qe flagrante. Edhe në raste të tjera, si deklarata e të ngrënit bar. Ambasadorja përfaqëson politikën zyrtare të Biden. Ata e kanë shpallur ish kryeministrin non-grata. Është vendim i tyre, nuk na takon ta gjykojmë. Mund ta komentojmë dhe të themi është i padrejtë.

Por, sa i takon mënyrës si kjo përcillet në vende si Shqipëria, që duket sikur është koloni që një ambasadori i lejohet të bëjë gjithçka.

Një ambasador nuk ka të drejtë të shantazhojë dhe kërcënojë një forcë politike dhe as të bëhet palë në një konflikt, për më tepër të ndërhyjë në një moment që çështja për lidershipin e PD ka marrë udhë dhe gjykata ka marrë një vendim.

Mund ta pyesnim ambasadoren, kush e ka caktuar kryetar të komanduar Alibeajn? Cili forum? Cili organ?.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy