Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e emëruar si opozitë në parlament, e kanë nxjerrë kokën sot.
Me disa propozime, opozita e emëruar kërkon që të ndalohen koalicionet parazgjedhore në Shqipëri.
Sipas Palokës, kjo është strategji e Edi Ramës që po ndiqet nga patericat e tij në Kuvend, duke iu referuar deputetëve opozitarë të Kuvendit.
Reagimi
E nxorën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.
I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor.
Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.



