Gjykata Administrative-Veliajt: Gjobat ndaj PD për protestat, janë të paligjshme

Gjykata Administrative-Veliajt: Gjobat ndaj PD për protestat, janë të paligjshme

Gjykata shfuqizon të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Partisë Demokratike për protestat e organizuar prej saj. Konkretisht, janë shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për protestat e datës 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj.

Me vendimin e datës 6 Nëntor 2019, Gjykata Administrative ka konstatuar se Bashkia e Tiranës ka shkelur ligjin duke gjobitur padrejtësisht Partinë Demokratike. Sipas gjykatës, subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimi. Prandaj dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të rrëzojë të gjitha gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda muajit ku Bashkia e Tiranës ka humbur betejat ligjore në gjykatë me Partinë Demokratike.

Më datë 4 Nëntor gjykata shpalli të paligjshme edhe gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës për protestën e datës 16 Shkurt 2019.

PD sqaron se “Se ky është rasti i dytë brenda muajit ku Bashkia e Tiranës ka humbur betejat ligjore në gjykatë me Partinë Demokratike. Më datë 4 Nëntor gjykata shpalli të paligjshme edhe gjobat e vendosura nga bashkia e Tiranës për protestën e datës 16 Shkurt 2019”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy