Xhixho: Opozita gati për rotacion politik dhe fitore në 11 maj

Xhixho: Opozita gati për rotacion politik dhe fitore në 11 maj

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në ‘MCN Live’ ka folur për organizimin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 2025 ku u shpreh se opozita është gati për një rotacion politik që i shërben vendit.

Ajo tha se aktiviteti i partisë së tyre vijon rregullisht pasi është dhe një porosi e veçantë e kërkuar nga presidenti i saj Meta, teksa theksoi kanë dhënë dhe alternativën e tyre sa i takon ndarjes së buxhetit.

Sipas saj PL është në një koalicion me PD-në ku Meta është drejtuesi kryesor i qarkut të Tiranës.

Padyshim nëse do më pyesje mua unë do doja që PL të dilte me logon e saj që të mos kishim humbje të votave. Aktiviteti i partisë vazhdon dhe kjo është porosia e veçantë e Metës për të vijuar aktivitete dhe për të qenë në terren, për të vijuar me programin tonë.

Meta është presidenti i PL dhe është një politikan që frymëzon dhe fakti që izolohet ndikon, por ne vazhdojmë që nga lufta kundër shpopullimit, mbështetja e çifteve të reja, pensionet arsimi, dhe rritja e pagave. Prandaj kemi dhënë dhe alternativën tonë për ndarjen e buxhetit. Pra PL përveç kontributit të saj ka dhe një ekip të jashtëzakonshëm.

Mënyra se si ne do hyjmë në zgjedhje është duke bërë koalicion me PD sepse kemi qenë në koalicion me ta por si fillim do shohim interesin e opozitës, sepse personalisht do dëshiroja që PL të dilte me logon e saj. Interesi i PL është organizmi në teren dhe të jetë prezentë me denoncimet e saj.

Së pari Meta e ka thënë se do kandidoj në Tiranë, kjo ka qenë deklarata e tij e fundit publike që ka bërë.

Ekipi që nga sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e kryesisë, i komitetit dhe të gjithë figurat publike, i gjithë ekipi është në funksion të plotë në terren, pra puna intensive e PL vijon në mënyrë impenjative. Opozita është gati për të pasur një rrotacion politik që nuk i shërben opozitës por vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy