Tjetër takim kokë më kokë mes Metës dhe Kokëdhimës

Tjetër takim kokë më kokë mes Metës dhe Kokëdhimës

Një tjetër takim ka ndodhur sot mes drejtuesit të lëvizjes Zgjidhja, dhe kreut të Kuvendit dhe njëherësh kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Gjatë takimit 30 minutësh, të dytin brenda pak ditësh, u bisedua për aktualitetin politik dhe për rrugët e kapërcimit të krizës politike që po kalon vendi.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan sërish nevojën e dialogut mes palëve politike si dhe përsëritën qëndrimet e tyre se nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare pa opozitën.

Drejtuesi i lëvizjes Zgjidhja, ashtu si dhe në javët e kaluara, është duke zhvilluar takime intensive me të gjithë drejtuesit e partive politiike në vend në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike ku është futur vendi pas nisjes së protestës së opozitës më 18 shkurt dhe këmbënguljes së qeverisë për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit edhe pa opozitën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy