Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në studion e MCN Live sulmin e bërë një ditë më parë ndaj kryetarit të opozitës për të cilin u shpreh se u vërtetua ajo që vetë Berisha kishte deklaruar.
Ai tha se ishte një ngjarje e rëndë kriminale, ku dhuna është e dënueshme dhe nuk është e papranueshme për cilindo, qoftë ushtruesi apo viktima.
Sa i përket incidentit me Berishën ngjarja është e rëndë. Kjo ishte një ngjarje kriminale, dhuna është tërësisht e dënueshme dhe e papranueshme cilidoqoftë, ushtruesi dhe viktima. Kjo është një ngjarje e cila na godet të gjithëve. Një ngjarje që do lusja Zotin të mos kishte ndodhur, por ndodhi. Dje ndjeva dhe e pash skenën ishte diçka e cila do të duhet të mos kishte dalë asnjëherë në të gjitha rrethanat dhe ndjeva një keqardhje për ngjarjen, Berishën dhe për gjithkënd, madje dhe për agresorin, ka shumëçka për tu thënë në një gjë të tillë, u vërtetua ajo çka vetë Berisha kërkonte sepse ai mendonte se 6 dhjetori do të ishte konferenca më e madhe e tij e shtypit, por në fakt ndodhi diçka tjetër me rreth 1 mijë përkrahës të tij ai u bë subjekt i qindra gazetarëve një ditë më pas për shkak të ngjarjes.
Më tej, Vangjeli shtoi se është njerëzore dhe në profesionin e gazetarit ndodh shpesh që vëmendja të shkojë, jo atje ku luhet muzikë në piano por ku thyhet piano. Sipas tij, Berisha ka goditur fort dhe është goditur, por që ky nuk është modeli i demokracisë.
Ashtu siç ndodh rëndom, nuk ka koncert pa krismën e tij dhe kjo është diçka që na ka goditur të gjithëve. Nuk duhet të kishte ndodhur, por arsyet janë të pafundme. Ne kemi një metaforë të jashtëzakonshme që si për herë protagonist shohin Berishën. Është një politikan që ka goditur fortë gjatë karrierës së tij, por dhe është goditur shumë. Këtë herë rrëfeu që qëllimi i tij është më i rëndësishëm se dhe vetë ai si individ, tregoi se qëllohet po nuk bie. Në Shqipëri ndaj politikës është qëlluar dhe me plumba, por modeli demokratik është ndryshe s’ka të bëjë me goditjen dhe rënien e kundërshtarit, por me rrotacionin.
I pyetur nëse kjo ngjarje po përdoret për politikë, Vangjeli tha se në momentin e parë të sulmit Berisha është treguar vërtetë politikan duke ruajtur qetësinë, ndërsa sa i takon kryeministrit shtoi se ishte i fundit që do e donte një gjë të tillë.
Në Shqipëri shumëkush prej atyre që janë në rreshtin e parë të politikës vrapon për interesin vetjak. Në këtë histori besoj se mënyra më e mirë për tu qasur është ajo që zgjodhi Berisha në momentin e parë të sulmit, gjakftohtësia me të cilin ai menaxhoi momentin e parë, me qetësi duke u treguar vërtet politikan. Por kjo zgjati vetëm pak sepse Berisha më pas u rikthye në profesionin e vetë dhe bëri hetimin e ngjarjes, dhe të porositësit. I fundit që do e donte një gjë të tillë ishte kryeministri, ai u tregua i vetëpërmbajtur.



