Primaret në Pogradec, tentohet të votohet me karta anëtarësie false

Primaret në Pogradec, tentohet të votohet me karta anëtarësie false

Gjatë procesit të primareve në qytetin e Pogradecit, është tentuar të votohet me karta anëtarësie false.

Sipas informacioneve individë të ndryshëm janë paraqitur pa pasur emrin në listën e anëtarëve të partisë me karta anëtarësie të parregullta.

Menjëherë sapo këta persona kanë paraqitur kartën e anëtarësisë, komisioni i votimit ka vënë re parregullsitë dhe nuk ka lejuar që këta individë me këto mjetë të votojnë, ndërkaq komisioni nuk i ka kthyer tek personat këto mjete të falsifikuara.

Aktualisht janë kapur 7 karta të tilla, ndërkohë sipas informacioneve nga komisioni rezulton që të ketë pasur një numër të konsiderueshëm të paraqitur me këto dokumenti anëtarësie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy