
Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
Teksa uron lumturi dhe begati, ai shprehet ndër të tjera se përmbyllja e agjërimit bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit.
Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!
Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit.
Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!



