Arrestimin në një kohë fare të shkurtër nga policia e kryeqytetit të 47 – vjeçarit Ilir Leli, e ka përshëndetur Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Bravo Policisë Tiranë për kapjen e grabitësit të armatosur në kohë rekord. Në krye të detyrës në të gjithë vendin për festa. Gezuar”, shkruan Ministri në një postim në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e sotme, nën kërcënimin e armës, Leli grabiti një kazino tek “Zogu i Zi” dhe më pas tentoi të grabiste një tjetër, por u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë.



