
Ka shkuar në 32,19 për qind pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 16:00, në rang vendi.
Të dhënat janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 2679 qendra votimi, nga 5211 në total.
Shqiptarët votojnë sot për zgjedhjen e drejtuesve në 61 bashki të vendit.
Më herët janë evidentuar probleme me pajisjet PEI të identifikimit elektronik dhe kreu i KQZ firmosi një urdhër për vijimin e procesit me identifikim manual.



