
Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me bojkot nga PD dhe aleatët e saj. Madje këtij bojkoti i është bashkuar dhe Sali Berisha i cili qëndron si deputet i pavarur në parlament, pas përjashtimit nga PD.
Opozita pasi ka propozuar emrat për komisionet parlamentare nuk ka qëndruar t'i votojë ato duke u larguar. Në Kuvend ka qëndruar LSI dhe PS.
Kreu i PD, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në nisje të seancës plenare, Basha i është kthyer ashpër Nikollës, duke quajtur një manekin që merr urdhra nga dikush që sipas tij nuk duhet të ishte fare në Kuvend.
E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manekin që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë.



