Meta pret ambasadorin e ri turk: Të shtrijmë bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat

Meta pret ambasadorin e ri turk: Të shtrijmë bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat

Presidenti Ilir Meta priti sot ambasadorin e ri të Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta i uroi Ambasadorit Atay suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona dhe forcimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal.

Kreu i Shteti vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve e njëkohësisht kërkoi shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që bashkëpunimi të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve të dy vendeve.

Meta i shprehu mirënjohjen ambasadorit për mbështetjen e Turqisë në përballjen e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019 ashtu edhe përgjatë pandemisë së Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy