Balla ministër, Logu: Presidenti duhet të kryente verifikim te shërbimet e inteligjencës

Balla ministër, Logu: Presidenti duhet të kryente verifikim te shërbimet e inteligjencës

Shkarkimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe pasimin e tij me Taulant Ballën, avokati Marash Logu e komenton me ngjarjen e rëndë të dhunës të ndodhur në Krujë, për të cilën tha se dëshmon për situatën e rendit dhe sigurisë ku individë të caktuar kryejnë veprime të tilla në mes të ditës dhe në mes të njerëzve. Në emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai tha se Taulant Balla nga ana formale ligjore nuk ka pasur ndonjë kriter ndalues, por se ndaj tij ka pasur akuza të shpeshta për lidhjet ndaj tij me rekorde kriminale. “Presidenti nuk duhet ta kryente dekretin, por duhet të kryente verifikim nga shërbimet e inteligjencës nëse disponojnë të dhëna të tjera. Pas verifikimeve nëse nuk zbulohej asgjë procedohej. Fakt është që kemi problem me rendin dhe sigurinë në vend dhe ngjarjet e fundit e vërtetojnë, si kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Por pritet të shihet veprimtaria e tij në vijim si ministër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy