
Atird Hoxha, anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se ai është në mbështetje të Dionis Sotës në garën për bashkinë që do të zhvillohen këtë të diel.
Sipas Hoxhës, PS është në një situatë të vështirë me përplasje të brendshme mes grupeve të ndryshme.
Unë jam i detyruar të deklaroj që jam në mbështetje të kandidatit që mbështet PD-ja.
Duke qenë një kandidat që vjen nga radhët e opozitës, edhe zoti Nika shtratin e votave të tij mendoj se e ka në kampin opozitar. Megjithatë duke qenë zgjedhje atipike, ndoshta të dy kandidatët mund të kenë terren për të marrë vota nga PS-ja pasi ata vetë janë në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë në përplasje të brendshme të grupeve mes tyre pavarësisht se nuk shfaqen.



