Meta: Trafikimi i qenieve njerëzorë shifra shqetësuese, viktimat të mos trajtohen si burim provash

Meta: Trafikimi i qenieve njerëzorë shifra shqetësuese, viktimat të mos trajtohen si burim provash

Në fjalën e tij në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Presidenti Ilir Meta, theksoi nevojën që kanë qytetarët për të vepruar më shpejt dhe me efikasitet në këtë drejtim.

Ai tha që institucionet duhet të rrisin vigjilencën dhe të parandalojnë trafiqet e qenieve njerëzore, që në Ballkan sipas tij janë ende në nivele të larta. Meta bëri thirrje që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.

Një pjesë e konsiderueshme e viktimave të identifikuar janë qytetarë nga Rajoni ynë. Një sërë masash të marra prej vitesh, por trafiku i fëmijëve është ende i konsiderueshëm. Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal.

Më tej Meta theksoi se duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë, pasi sipas tij, synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha.

Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorët, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex. Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash, janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy