PD: SPAK të hetojë Ramën për rikthimin e kazinove  

PD: SPAK të hetojë Ramën për rikthimin e kazinove  

Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm nisjen e hetimeve nga ana e SPAK-ut lidhur me vendimin e qeverisë për të rikthyer kazinotë. Në një deklaratë nga selia blu, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, tha se me këtë vendim, kryeministri Rama kërkon të pastrojë paratë e pista.

Ai kërkon të pastrojë paratë nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit. Shqetësimi i Ramës nuk janë familjet, por paratë që i duhen në ortakëri me krimin. Kjo prerje në besë dhe ky veprim kriminal duhet të hetohet nga SPAK”, u shpreh Gjata.

Gjata tha se vendimi është marrë në kushtet e panikut nga rezultati i zgjedhjeve të prillit dhe pritet të rëndojë në ekonominë e shumë familjeve.

Nën panikun e humbjes që e pret, Rama ka shkelur një premtim që ka bërë, që nuk do lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra jetë njerëzish dhe familjesh. Në fshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të Tiranës”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy