Xhaçka në Kushtetuese/ Hazizaj: Vendimarrja e Kuvendit politike, hetimi i njëanshëm dhe arbitrar

Xhaçka në Kushtetuese/ Hazizaj: Vendimarrja e Kuvendit politike, hetimi i njëanshëm dhe arbitrar

Avokati Sokol Hazizaj në MCN Live ka komentuar dhe çështjen e deputetes Olta Xhaçka e cila shkon sot në Kushtetuese për të cilën u shpreh se vendimmarrja e Kuvendit ishte politike dhe se ky institucion nuk është aspak në rolin e vet.

Ai tha se hetimi është i njëanshëm dhe arbitrar dhe se sipas tij vendimet nuk janë të drejta.

Në opinionin tim ishte që vendimmarrja kuvendit ishte politike dhe s’kishte lidhje fare me karakterin ligjor. Ajo që e ndante përfundimisht se ndonjëherë duhet pranuar një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund dhe ajo që e ndante ishte gjykata kushtetuese.

Nuk më ka pëlqyer kurrë individualizimi, dhe çdo njeri që vendoset në presidencë apo çdo institucion është në kapsulën e të qenit pjesë e një organi.  Në rastin konkret çdo konflikt i hapur nuk është individual por është me organet që ishte themeli i reformës në drejtësi për të cilën të gjithë kahet politike u bënë bashkë.

Në opinion tim si avokat konstatoj se ky organ bashkë me gjykatën e shkallës së parë dhe të apelit në vijim marrin vendime arbitrare dhe jo të drejta. Ajo që unë konstatoj në proces hetimi dhe gjykimi është se hetimi është i njëanshëm duke filluar nga oficeri i policisë gjyqësore dhe deri në gjykatë. Koncepti i fajësimit është i njëanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy