Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington, të hënën, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit, si dhe konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar në takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy