Meta pritet në takim nga Orban: Mirënjohje për mbështetjen për çeljen e negociatave

Meta pritet në takim nga Orban: Mirënjohje për mbështetjen për çeljen e negociatave

Presidenti i vendit, Ilir Meta është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari, ku ditën e sotme është pritur në një takim nga Kryeministri Viktor Orbán.

Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse dhe pa rezerva sipas tij, që i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Pasi vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kryeministrit Orbán për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve, Meta vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i shndërruar ato në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë marrëdhëniet politike mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi evidentoi se pas hapjes së Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë, bashkëpunimi ekonomik dhe fluksi turistik është rritur, theksoi se është e domosdoshme edhe vazhdimësia e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Orbán vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme.

Orbán nga ana e tij e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, me qëllim forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike dhe tradicionale midis dy popujve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy