Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë afat Partisë Demokratike që deri nesër në orën 09:30 të dorëzojë listat e plota të kandidatëve për deputetë.
Vendimi është marrë unanimisht nga anëtarët e KQZ.
Ndërkohë ditën e nesërme në orën 10:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hedhë shortin për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit.



