
Gazetari Nikollë Lesi thotë se ka informacione që gjykata do të vendosë në favor të Kuvendit rë 18 dhjetorit, duke i dhënë legjitimitet Bashës. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi tha se arsyeja pse Basha nuk po largohet shpjegohet pikërisht me garancitë për vendimin në favor të tij.
Luli për mua, të ketë turp. Kur të dali kundër edhe Gaz Bardhi. Unë po të isha ia dorëzoja çelësat rojës. Fakti që po qëndron tregon se do të kacavirret dhe të presë një vendim gjykate që kam informacione që do t’ia japë Bashës për dreq. Informacionet janë që gjykata do t’ia lërë 18 dhjetorin. Luli nuk ikën kollaj!



