Kuvend/ Braçe: Paketa fiskale godet më të dobëtin. Leskaj: Jemi dakord me ju, mos e voto (VIDEO)

Kuvend/ Braçe: Paketa fiskale godet më të dobëtin. Leskaj: Jemi dakord me ju, mos e voto (VIDEO)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar deputeti i PS-së Erion Braçe ka prezantuar një sërë amendamentesh në Kuvend, që sipas tij duhet të përfshihen në paketën e re fiskale. Duke thënë se me këtë paketë të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti, Braçe ka kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që ju kemi bërë me lejimin e kazinove.

Unë kam paraqitur mbi 10 amendamente. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kam kërkuar fillimin shkurtimit të listës së përjashtimit të listës fiskale, do të doja që në ligjin për TVSH të propozoja heqjen e këtyre dy përjashtimeve: Heqjen e shkallës së reduktuar prej 6% tatimit mbi vlerën e shtuar  për të gjitha furnizimet në hotelet me 5 yje. Çdo furnizim brenda këtyre hoteleve, paguajnë vetëm 6% TVSH në dallim nga çdo konsumator tjetër, përfshirë edhe atë familjar duke nisur që nga çmimi i bukës. Kjo masë u mor vitet e shkuara për të bërë thithjen e investimeve, por unë mendoj që mjafton një favor, ajo që ne i kemi dhënë të drejtën për të organizuar lojëra fati dhe kazino në ambiente e tyre.

Ndër të tjera, Braçe ka lexuar relacionin e projektligjit për TVSH në vitin 2014, kur qeveria propozoi barazimin e TVSH për fermerët në shitje dhe blerje 20/20%, kur qeveria thoshte se do të ndihmonte sektorin. Në foltoren e Kuvendit, deputeti i PS-së tha se heqja e kompensimit 6% të TVSH-së dhe taksimi i inputeve do të shkaktoj humbje të mëdha për bujqit.

Më e rëndësishmja është skema e TVSH për bujqit, fermerët. Qeveria e bën zero kompensimin e fermerit. Problemi është te bujku dhe grumbulluesi, eksportuesi me zero në TVSH është i përjashtuar nga këto probleme. Me 20% TVSH në shitje, humbja për grumbulluesin është e madhe. TVSH e inputeve bujqësore, nëse do kishim një treg që funksionon normalisht, çmimet i cakton tregu jo taksa. Por ne në tregun e inputeve bujqësore nuk kemi rregulla, kemi kartelë të 10 kompanive që përcaktojnë çmimet dhe nëse ne vendosim TVSH 10%, do transmetohet te kosto me të cilën bujku do të blejë çdo gjë. Na duhet të çlirojmë tregun nga karteli i këtyre 10 kompanive dhe të shikojmë normën e taksave që mos e rrisim barrën tani pasi barra e taksës mbi bujkun do rrisë kostot e bujkut dhe do ulë fitimin e ti

Nga ana e tij deputeti demokrat Bujar Leskaj, ka mbështetur propozimet e Braçes, teksa e sfidoi atë që mos ta votojë këtë paketë fiskale të propozuar nga qeveria socialiste.

I dëgjuam me vëmendje, ne i kemi mbështetur dhe do ju mbështesim propozimet tuaja edhe në parim. Sa herë të keni propozime konstruktive do ju mbështesim se ju i tillë jeni. Ju jeni i ndërgjegjshëm se në këto propozime tuaja mazhoranca nuk ju mbështet dhe këto vendime merren nga kjo qeveri. Ne dhe ju thjeshtë kalojmë dhe plotësojmë butaforinë. Por meqë ty nuk ti mbështet grupi juaj, ju ftoj juve Erion të mos e votoni këtë paketë fiskale. Kjo do jetë dëshmia e atyre fjalëve dhe mendimeve konstruktive që ju keni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy