PD denoncon dhënien e tenderave në favor të zyrtarëve të PS

PD denoncon dhënien e tenderave në favor të zyrtarëve të PS

Partia Demokratike ka denoncuar dhënien e tenderave në favor të zyrtarëve të PS. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Ervin Salianji denoncoi sot se si biznesmeni Safet Gjici, që demokratët e quajnë “shërbëtor i pangopur” i Edi Ramës, ka përfituar nga paratë publike 25.2 milion dollarë përmes tenderave, 171 prej të cilave janë realizuar pa garë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti i PD Ervin Salianji, tha se dy shoqëri të Gjicit zotërohen nga kushëriri i tij, Lavdrim Gjici.  Në fakt, kompanitë “secyrity” zotërohen në letra nga persona të ndryshëm, por nga verifikimet rezulton se ato i ka i njëjti person, Gjici.

PD paraqiti faktet, si adresa fizike e selisë dhe adresa elektronike të cilat janë të njëjta.

“Safet Gjici, nëpërmjet dy shoqërive të mësipërme ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln dollarë,  nga të cilat 171 pa garë, me vlerë 3.8 mln dollarë”

EUROGJICI SECURITY shpk, ka përfituar 250 tendera, me vlere 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë.

TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë”, sqaroi Salianji.

PD hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se ka ndërtuar një sistem ku vjedh Shqiptarët dhe Shqipërinë për t’i përdorur më pas  këto para për të vjedhur zgjedhjet dhe për të rivjedhur sërish Shqipërinë. Këtë sistem ka pasur propozim dhe këtë sistem ka instaluar në qeverisje

Edi Rama ka kaluar në fazën tjetër të vjedhjes së Shqipërisë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy