Zëdhënësja e fushatës së PS: PD të mos vonojë numërimin, të mos humbim asnjë minutë

Zëdhënësja e fushatës së PS: PD të mos vonojë numërimin, të mos humbim asnjë minutë

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste Bora Muzhaqi në emër të kreut të qeverisë Edi Rama u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të mos e vonojë procesin e numërimit të votave duke kërkuar vazhdimisht pushim.

Në një dalje për mediat nga selia rozë, Muzhaqi u shpreh se qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin zyrtar me një angazhim të përbashkët mes dy partive.

Ndërkohë që shqiptarët presin rezultatin e numërimit i bëjmë apel PD të mos e vonojë procesin duke kërkuar vazhdimisht pushim. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin zyrtar.

Të punojmë për të numëruar vullnetin e tyre pa humbur asnjë minutë, Shqipëria ka fituar me një festë demokratike që nuk duhet të prishet. Dua të falënderoj vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur. Durim dhe angazhim. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është e qartë por fitorja e Shqipërisë duhet të mbylljet me një angazhim të përbashkët me PD për ta mbyllur numërimin”, tha Muzhaqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy