Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte objekt i sulmit të mazhorancës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e majtë, Sara Mila dhe Agron Malaj, e akuzuan Berishën se në gjithë rrugëtimin e tij politik ka shërbyer vetëm për t'i vënë zjarrin Shqipërisë.



