Letra e Varhelyi, Xhixho: Porti i Durrësit në shkelje të MSA, qeveria po dëmton integrimin  

Letra e Varhelyi, Xhixho: Porti i Durrësit në shkelje të MSA, qeveria po dëmton integrimin  

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se përgjigjja që Komisioneri për Zgjerimin u ktheu 20 deputetëve të opozitës tregon edhe njëherë se projekte si porti i Durrësit kërcënojnë integrimin e vendit. Xhixho shprehet se Partia e Lirisë e ka ngritur që në krye të herës shqetësimin se projekti bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Marrëveshja për portin e Durrësit, e kaluar me nxitim në Parlament, me forcën e numrave, siç ndodh sa herë kjo qeveri vendos t'i grabisë një pasuri vendit, për ta vënë në shërbim të klientëve të vet, merr edhe njëherë përgjigjen e ashpër të Bashkimit Europian. Tërësisht në mungesë të garës, të transparencës si dhe në shkelje të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, MSA, kjo marrëveshje u kundërshtua me forcë nga Partia e Lirisë që në krye të herës.

Projekti pa asnjë transparencë mori si përgjigje anulimin e grantit prej 28 milionë eurosh, gjë që konfirmohet dhe në letrën e Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Në përgjigje të letrës që së bashku me 19 kolegë të tjerë të opozitës i dërguam presidencës së BE-së, Varhelyi thekson se BE i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme respektimit të MSA-së.

Në komunikimet me autoritetet shqiptare, Komisioni ka nënvizuar nevojën për të siguruar që projektet e kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 2020 mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë edhe rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me parashikimet e MSA, në veçanti në fushat e prokurimeve publike dhe ndihmës shtetërore.

• Projektet duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit.

Kjo qeveri që shkel çdo standard të BE-së, vetëm për interesat e veta dhe të klientëve të saj, po dëmton integrimin e vendit në BE.

Një qeveri që nuk punon për qytetarët, por për veten e vet meriton të ndëshkohet me votë!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy