
Dje ishte një seancë e gjatë në parlament. Debatet e shumta mes opozitës dhe mazhorancës, gazetari Mentori Kikia nga studio e lajmeve në MCN Live i konsideroi si të zakonshme sa i përket kohës.
Ai tha se parlamenti ka një rregullore që sanksionon të gjithë procedurën se kush dhe sa duhet të flasin, çështja është se çfarë prodhon ky debat që bëhet.
Sipas tij, Rama po e shfrytëzon këtë që po ndodh Partinë Demokratike, por kjo nuk e bën aspak përgjegjës për situatën në PD.
Çështja e kohës në parlament është gjithmonë një debat që opozita e ngre gjithmonë si shqetësim. Unë mendoj se më shumë se koha në parlament mungon ajo çfarë thuhet dhe nëse kjo kohë shfrytëzohet për retorikë apo replika bajate sërish nuk i shërben qytetarëve. Parlamenti ka një rregullore që sanksionon të gjithë procedurën se kush dhe sa duhet të flasin. Çështja mendoj është se ajo që është diskutuar në parlament dhe mendoj se duhet të jetë kryefjala e ditës në media dhe politikën shqiptare në tërësi, është çështja e portit të durrësit. Mund të biem dakord deri diku se Rama është përgjegjës për situatën që po ndodh në PD, por vetë PD s’ka asnjë faj?
Më tej Kikia deklaroi se nëse Rama po e shfrytëzon këtë situatë është normale sepse kush parti nuk do shfrytëzonte konfliktet në partinë kundërshtare sepse në politikë, sot luftohet me dy mjete duke sulmuar kundërshtarin dhe duke prodhuar ide dhe projekte.
Nëse në PD janë 2 apo 3 grupe që nuk merren vesh me njeri- tjetrin edhe brenda parlamentit atëherë mendoj se nuk është tërësisht përgjegjësi e kryeministrit që demokratët s’po gjejnë të merren vesh. Sa herë më është dhënë mundësia kam thënë se mbajta pezull e gjykatës për vulën kjo histori duhet të merrte fund dhe ai fund do i jepte mundësi secilës palë të gjente rrugën e zgjidhjes. Mbajtja varur kjo e ushqen ndarjen dhe përçarjen brenda PD, dhe vazhdoj të mendoj se ata që janë aty janë njerëz që për dekada me radhë kanë qenë ndër aktorët kryesorë të PD dhe duhet të kenë përgjegjësinë morale publike për të shërbyer sepse nuk janë deputetë as të Berishës, Bashës apo Alibeaj, por të votuar nga qytetarët shqiptarë dhe duhet të ndjejnë përgjegjësi ndaj atyre që i kanë dhënë votën, prandaj duhet të jenë përgjegjës dhe ti flasin ndërgjegjes së tyre.



