Strazimiri: S’ka më pengesa për bashkimin e PD. Anëtarët s’kanë nevojë për negociata (VIDEO)

Strazimiri: S’ka më pengesa për bashkimin e PD. Anëtarët s’kanë nevojë për negociata (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së PD Gent Strazimiri tha në Mcn Live se tashmë s’ka asnjë pengesë për bashkimin e opozitës, duke theksuar se ky proces po vazhdon, dhe nuk ka nevojë për negociata. Ai vuri në dukje se rezultatet që ka marrë PD në zgjedhje nuk kushtëzohen nga programi i saj, pasi sipas tij në Shqipëri vendosin bandat dhe të korruptuarit.  

Drupal Ad

 

 

 

"Sa i përket frakturës së krijuar në nivelet drejtuese s’më ka shqetësuar dhe s’më shqetëson. E rëndësishme është që baza ka qenë e unifikuar. Individë që deri dje e shihnin të vështirë të bashkoheshin, tashmë s’kanë më asnjë pengesë. Nuk ka nevojë për negociata, sepse militanti me militantin, anëtari me anëtarin s’kanë nevojë për negociata. Me shumë kënaqësi e them që procesi nuk filloi ditën kur mori vendim gjykata, procesi ishte në vazhdim, dhe s’ka asnjë pengesë që të përmbyllet me sukses. Po shtohemi edhe me anëtarë të rinj, lajmi është që rini aq sa ka mbetur në këtë vend, po ka interes të merret me politikë, dhe ka zgjedhur PD-në. Ajo që është diagnoza e demokracisë në Shqipërisë, është fakti që këtu njerëzit s’munden të votojnë më dhe kjo s’ka lidhje me faktin a ka program apo jo PD. Partia në pushtet përdori administratën si patronazhistë për të marrë vota, dhe ka rënë barriera mes partisë dhe shtetit, pasi të gjitha fondet shfrytëzohen për të mbledhur vota për partinë në pushtet. Rezultatet që ne kemi marrë nuk kushtëzohen nga programi apo individët që kemi deleguar. Këtu vendosin bandat, këtu vendosin të korruptuarit, Veliaj, drejtorët e Bashkisë së Tiranës, që paratë i kanë përdorur për të mbajtur Veliajn në zyrë. Nevoja e PD kalon përtej organizimit dhe programit, kalon te sensibilizimi i shoqërisë, që s’do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse pret që t’i japë si dhuratë ai që i ka vjedhur zgjedhjet. Me këtë qeveri në pushtet nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shoqëria është e lodhur, pjesa më e madhe po e emigrojnë”.

Strazimiri shtoi se PD do t’i zgjedh përfaqësuesit e saj përmes primareve, ndërsa u shpreh se elitat politike ndërrohen me votë.

"Ne përfaqësuesit tanë i zgjedhim me primare. Çdo akuzë që na bëhet në këtë drejtim, është e pashpresë dhe e pavërtetë. Duke vendosur te anëtarësia peshën e votës, ajo kërkon të ketë një garë, të ketë njerëz me ambicie. Këtu është banalizuar koncepti i figurave të reja. Po kthehet në element idiot të luftës politike termi ‘figurat e reja’. Politikani më i vjetër në politikën shqiptare është Edi Rama, është pushtetar. Elitat s’ndërron me një të rënë të lapsit, jo duke pirë kafe me ambasadorët, apo me kulisa. Ndërrohen me primare, me vota”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy