Dorëhiqet drejtori i Kadastrës Gjirokastër: Arrita finishin e rrugëtimit tim profesional

Dorëhiqet drejtori i Kadastrës Gjirokastër: Arrita finishin e rrugëtimit tim profesional

Kreu i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Vendimin ai e njofton vetë përmes një reagimi publik, teksa thotë se “kishte arritur në finishin e rrugëtimit profesional” në krye të këtij institucioni.

Taçi më tej kërkon ndjesë për ata që patën shpresuar se problemet 30-vjeçare me pronat në Shqipëri ai do të mund t’i zgjidhte me një të rënë në lapsit.

‘Çdo cikël pjese e procesit jetësor, e ka një fillim e një fund, përkthyer në rastin tim, ju njoftoj se arrita në finishin e rrugëtimit profesional pranë Dv Ashk Gjirokastër (duke u dorëhequr), një rrugëtim sa i vështirë aq dhe i privilegjuar që zgjati prej 5 vitesh e që u bë i mundur falë mbështetjes pa kushte dhënë nga miqtë e mi Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro e Flamur Golemi. E ndërkohë që pres të hedh hapin tjetër, e di se marrëdhënia e shkëlqyer që kam patur me kolegët, si pjesë e një ekipi ambicioz dhe profesional, nuk mund të kalohet e thënë kaq lehtësisht.

Janë orë të tëra, dite dhe muaj përkushtimi e përgjegjësie nga gjithë specialistët juristë, inxhinierë, ekonomistë, etj, mund që vlerësoj se u shpërblye me rikthimin e besimit të njerëzve kundrejt institucioneve aq të paragjykuara siç ishin Hipoteka e Aluizni, sikundër s’jam aq i shurdhër për të mos dëgjuar se jo gjithçka është zgjidhur. Ka ende shumë për të rregulluar, por traseja është shtruar e mbi të unë jam i bindur se rrugëtimi i nisur do vazhdojë duke u përmirësuar.

Më tej ai kërkon ndjesë për të gjithë ata që shpresuan tek ai, se problemet 30-vjeçare të pronës në Shqipëri, të mund ti zgjidhte me një të rënë të lapsit. Ai theksoi se duke i siguruar se ka harxhuar gjithë energjitë e tija për të gjetur apo sugjeruar zgjidhjen përfundimtare.

‘Për ta mbyllur, një falënderim i fundit shkon për gjithë ata qytetarë gjirokastrite, përmetare, libohovite e dropullite që detyra e solli ti njihja e ti shërbeja, për mirëkuptimin e treguar në raste vonesash si dhe fjalët e mira e të pakursyera në drejtim të zyrës (pasi shërbimi kryhej). Faleminderit! “Fituesi është ai që e di kur duhet hequr dorë” Marshall McLuhan

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy