
Pas protestës që u mbajt një ditë më parë para bashkisë së Tiranës, pos arrestimit të tre të rinjve, të akuzuar për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”, janë proceduar në gjendje të lirë deputeti i opozitës, Flamur Noka dhe këshilltari bashkiak nga Partia e Lirisë, Tedi Blushi.
Në një reagim zyrtar, pas këtij njoftimi, Blushi, thotë se për asnjë çmim nuk e ndal askush në mbrojtje të interesit qytetar.
Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.
Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.
Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të "Rilindjes"!
Më keni Ballë për Ballë.



