
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, u ndal në një prononcim për mediat.
Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!
Beqaj qëndroi për rreth 40 minuta në SPAK, në kuadër të procedurave për masën e caktuar ‘detyrim paraqitje’ me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, për akuzën shpërdorim detyre.
Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.



