Zgjedhjet/ Nazarko: Klasa politike është pa ide, të ndryshohet sistemi

Zgjedhjet/ Nazarko: Klasa politike është pa ide, të ndryshohet sistemi

Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar lidhur me betejën për 14 majin për të cilën u shpreh se klasa politike sot ëhstë pa ide dhe se duhet të ndryshohet sistemi.

Ai tha se Berisha duhet të ishte iniciatori për të hyrë në zgjedhje me një sistem proporcional  për të mbledhur votat dhe në fund të bënte përroin opozitar.

Sipas tij, problemi është se kjo PD edhe nëse nesër ka vulën SHBA nuk do të bashkëpunonte kurrë me Berishën.

Mendoj se klasa politike është pa ide. Çdo budalla e kupton se për shkak të këtij sistemi PD nuk fiton dot. Mundja bëhet me ide, por duke bashkuar votat me LSI, PD i hoqi nga vetja vet. Shkrirja e PD me PL nuk shkon në zgjedhje lokale. Berisha në këtë sens duke shfrytëzuar kulturën e vet, besueshmërinë te opozita duhet të ishte faktor bashkimi në këtë histori. Edhe pse nuk shkon ky sistem në zgjedhjet lokale, Berisha duhet të ishte iniciatori për të hyrë në zgjedhje me një sistem proporcional. Populli nuk ja jep kurrë votën Ramës por fakti që mungon sistemi zgjedhor votat e opozitës përçahen. Në këtë sens, do i thoja Berishës të gjej një sistem proporcional kombëtar për të mbledhur votat dhe në fund të bënin përroin opozitar. Problemi është se kjo PD edhe nëse nesër ka atë vulën, SHBA nuk bashkëpunon kurrë me Partinë Demokratike të Berishës dhe pse dihet që ky ka pjesën më të madhe të demokratëve. Prandaj duhet të luftojnë për të bashkuar votat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy