
Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit” në lidhje me mundësinë e një aleance me partitë e mëdha. Analisti Artur Zheji solli shembullin e Lëvizjes 5 Yjet në Itali, një parti e majtë që u krijua kur Berlusconi ishte në pushtet, por më vonë krijoi aleancë me të.
Topalli e përjashtoi ndjekjen e këtij shembulli. Ajo tha se parti të tilla janë të destinuara të tkurren dhe të humbasin shpejt peshën e tyre në skenën politike.
“Ka ndodhur edhe në Kosovë. Prandaj shkuan në atë realitet forcat politike. Unë nuk hyj në këtë kategori”, tha ajo.



