Yuri Kim takon kreun e ri të SPAK/ Karamuço: Ambasadorja po vendos piketat, tashmë priten arrestime

Yuri Kim takon kreun e ri të SPAK/ Karamuço: Ambasadorja po vendos piketat, tashmë priten arrestime

Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi vizitën e ambasadores Yuri Kim në SPAK, ku po zhvillon një takim me kreun e këtij institucioni Altin Dumanin.

Sipas Karamuços SHBA po pret tashmë të mbledhë frytet e investimit në reformën në drejtësi. Ai vë në dukje se priten arrestime pasi prokurorët kanë në duar disa çështje të nxehta. 

Vizita vjen në vazhdën e një trysnie të madhe që ka ndërmarrë ambasadorja për të nxitur institucionet që të veprojnë në ato çështje që ajo mendon se janë zvarritur, ose është vonuar për arrestime.

Ajo shkon aty për të vendosur disa pikëta që janë sfidë e saj. SHBA ka investuar dhe tashmë kërkon të mbledhë frytet. Kjo s’varet vetëm nga Dumani por nga të gjithë prokurorët që kanë dosje të nxehta në duar dhe ajo që pritet është të ketë arrestime. Kemi disa ish-ministra deri edhe deputetë në paraburgim, por si duket ka ende shumë dosje që presin, në nivele të larta të qeverisjes dhe ish-qeverisjes.

Dosjet e inceneratorëve, check up-eve, janë në afate të ngushta që të përfundojnë hetimet, sepse pastaj i bie të parashkruhet përgjegjësia penale ndaj personave nën hetim. Është një sfidë e madhe. SPAK është BKH-ja, janë edhe gjykatat e posaçme. Janë krijuar për nivelet e larta politike, të vendimmarrjes, qendrore dhe lokale.

Ka pasur presion, edhe kërcënime ka pasur. Vitin e kaluar ambasadorja amerikane e ka vizituar disa herë dhe ka apeluar për mbrojtje ndaj prokurorëve. Kemi të bëjmë me profile të larta që kanë mbështetje që mund të kërcënojnë, shantazhojnë dhe mbyllin dosje. Fakti që viziton kaq shpesh një ambasadore amerikane institucionet tona tregon se ato ende hezitojnë. Por për mua vizita është e shëndetshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy