
Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka denoncuar në KQZ degën e PS në Sarandë se i ka vendosur zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit që, sipas saj, është bërë me qëllimin për të ndërhyrë te votuesit.
Sipas Zhupës, PS synon të monitorojë zgjedhësit në ditën e votimeve dhe se vendosja e zyrave elektorale afër qendrave të votimit, është në shkelje të Kodit Zgjedhor.
Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijës ndodhet një tjetër qendër votimi. Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t`i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor.
Zhupa i bëri thirrje KQZ-së që të reagojë dhe të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e këtyre zyrave elektorale.



