
Albana Vokshi dhe Edmond Spaho janë demokratët e radhës të cilët kanë reaguar lidhur me shkarkimin e një dite më parë të Flamur Nokës si nënkryetar i komisionit të sigurisë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe paralajmërimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Me anë të një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se memecëria dhe futja në rresht e çon PD-në në një vdekje të sigurt.
Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.
Ndërsa ish-kryetari i grupit të PD-së, Edmond Spaho, i rreshtuar hapur në krah të Sali Berishës ka ironizuar Bashën duke u shprehur se ai tani duhet të nisë me internimet, ndërsa shton se po i mblidhet litari.
Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne ‘45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet.



